Dropdown-nursery
Dropdown-junior
Dropdown-senior
Dropdown-sixth
Dropdown-international
Dropdown-aerial
How-grounds
About-landing
Drop-down-who
How-landing
Learn-landing

Pamja e përgjithshme

Themeluar në vitin 1699, Sidcot është një shkollë që ecën me sukses për vajza dhe djem me konvikt dhe ditore në një zonë me bukuri të jashtëzakonshme natyrore në Somerset, afër Bristolit dhe Bathit dhe vetëm dy orë me tren nga Londra. Sidkot përdor qasje progresive për të ngacmuar imagjinatën e fëmijëve, duke formuar aftësitë që ju duhen për të përfituar sa më shumë nga arsimi. Sidcot, mbi të gjitha, është një komunitet i lumtur ku nxënësit jetojnë dhe mësojnë së bashku.

Akademia

Metodat e mësimdhënies së Sidcot-it janë krijuar për të shfrytëzuar kuriozitetin intelektual natyror të fëmijëve dhe për të nxitur mendimin dhe krijueshmërinë e pavarur dhe jo thjesht për t’i trajnuar që të kalojnë provimet. Shkolla ofron Nivelet A dhe Diplomën IB, një program 2 vjeçar GCSE dhe Pathway for Vitin 11, një kurse një vjeçar i GCSE. Rezultatet për të gjitha programet i kalojnë vazhdimisht mesataret kombëtare dhe botërore. Shkolla ka një reputacion të lakmueshëm për artet krijuese, shkencat dhe matematikën, në mënyrë tipike gjysma e nxënësve shkojnë në Universitetet e Grupit Russell.

Jetesa në konvikt

Komuniteti miqësor si një familje i Sidcot-it ofron një eksperiencë të vërtetë britanike të shkollës me konvikt. Ka pesë shtëpi konvikte, secila ka akses të plotë në Wi-Fi, një dhomë të rehatshme të përbashkët dhe kuzhinë për nxënësit. Personeli i konviktit janë ekspertë për të ndihmuar nxënësit ndërkombëtarë që të përshtaten me jetën në një shkollë me konvikt britanike dhe bëjnë ç’është e mundur që t’i ndihmojnë nxënësit të rehatohen shpejt. Ushqimi është i rëndësishëm në Sidcot ndaj ka një dietë me cilësi të lartë që është e balancuar, e shëndetshme dhe plot me përbërës të freskët vendorë.

Sportet

Të gjithë nxënësit nxiten që të provojnë çdo gjë dhe të kenë mundësinë të jenë pjesë e një ekipi. Numri i sporteve në dispozicion, si sportet tradicionale ashtu dhe ato alternative, përfshijnë golfin, skermën, vallëzimin, pollon në ujë, basketbollin, ping-pongun, ski në pista të thata dhe aftësi cirkusi dhe oktopush (hokej nën ujë). Ka një listë konkurruese me shumë veta, ku nxënësit më të mirë konkurrojnë në nivel vendi, kombëtar dhe ndërkombëtar në shumë disiplina.

Artet krijuese

Qendra e artit në vetvete është një vepër arti, e projektuar në mënyrë të mrekullueshme dhe me energji krijuese që burojnë kudo, të cilës i është dhënë çmimi i artë Artsmark për të vlerësuar statusin e saj pararojë. Artet janë një zgjedhje tejet popullore për nxënësit që arrijnë rezultate impresionuese dhe ka shumë gjëra që ofrohen jashtë programit, përfshi mësime muzike, grupe muzikore, korre, prodhime teatrale dhe muzikore. Sidcot ka një kompani teatrale që udhëton “Hurley Burly” që e ka mrekulluar publikun dhe ka marrë rishikime me pesë yje në Festivalin Fringe të Edinburgut.

Fakte interesante

“PASS” (Programi i aktiviteteve për shkollën Sidcot) është një numër aktivitetesh interesante që bëhen përkrah programit mësimor që përfshin çdo klasë, të mërkurave pasdite gjatë gjithë vitit.

Kohët e fundit Sidcot ka hapur një Qendër për Studime të Paqes dhe Globale për t’ju hapur sytë nxënësve ndaj botës së gjerë dhe për t’ju dhënë bindjen dhe nxitjen që të sfidojnë gjendjen ekzistuese.

Nivelet e anglishtes që kërkohen

  • Viti 7-8: niveli minimal A2

  • Viti 12 Niveli A: niveli minimal B2

  • Viti 9 – 10: niveli minimal B1

  • Viti 12 IB: niveli minimal B2/C1

  • Viti 11 Pathway (program 1 vjeçar GCSE): niveli minimal B1/B2

Independent day and boarding school for boys and girls aged 3 - 18 in Somerset

You can ask us anything – complete the form below, or if you’d like to have a chat leave your phone number and we’ll call you back in the next day or so.